E konfirmon edhe Igli Tare

Futboll

E konfirmon edhe Igli Tare

Më: 26 janar 2022 Në ora: 22:09
E konfirmon edhe Igli Tare

Janë momente shumë të nxehta për të ardhmen e Vedat Muriqit. Sulmuesi pritet të largohet nga Lacio dhe destinacioni i mundshëm për të është Spanja.

Kosovari përfliet se do të transferohet tek Majorka dhe këtë zëra i ka përforcuar drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare.

“Ne jemi duke negociuar me Majorkën dhe janë ende disa elementë që mungojnë përpara se të arrihet një marrëveshje.

Me Lacion, Muriqi u aktivizua 43 ndeshje që nga viti 2020, ku realizoi vetëm 2 gola. Muriqi do të jetë përforcimi i dytë i skuadrës së Majorkës në merkaton aktuale teksa më herët firmos portieri Serxhio Riko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat