Drita sfidohet nga irakianët

Futboll

Drita sfidohet nga irakianët

Më: 27 janar 2022 Në ora: 11:46
Drita sfidohet nga irakianët

Skuadra e Dritës ndodhet në Antalia të Turqisë për të kryer fazën përgatitore në prag të fillimit të stinorit pranveror në BKT Superligën e Kosovës.

Nënkampionia në fuqi në vazhdën e përgatitjeve ka aranzhuar edhe disa ndeshje kontrolluese.

Njëra nga to luhet sot në qytetin bregdetar turk, ndërsa sfidohet nga Kombëtarja U23 e Irakut.

Kjo përballje do të nis nga ora 15:00, sipas orës lokale në Kosovë.

Sfidën e fundit miqësore, “bardhekaltrit” barazuan 1:1 me ekipin ukrainas, Chornomorets Odessa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat