Leipzig huazon mesfushorin në Spanjë

Futboll

Leipzig huazon mesfushorin në Spanjë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 14:55
Leipzig huazon mesfushorin në Spanjë

Leipzig investoi 16 milionë euro verën e kaluar për Ilaix Moriba. Klubi gjerman bleu kartonin e mesfushorit qëndror nga Barcelona, por 19-vjeçari nuk ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari.

Pak minuta aktivizim me nënkampionët e Gjermanisë, të cilët kanë zgjedhur ta huazojnë te Valencia.

Dy klubet kanë zyrtarizuar marrëveshjen mes tyre në lidhje me lojtarin nga Guinea.

Moriba po aktivizohet me kombëtaren e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku u shpall lojtari më i mirë i ri në fazën e grupeve. Rrugëtimi i Guineas në këtë turne përfundoi në raundin e 1/8-ve pas humbjes 1-0 ndaj Gambias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat