Trippier: Isha i padëshiruar

Futboll

Trippier: Isha i padëshiruar

Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:30
Trippier: Isha i padëshiruar

Kierian Trippier është tashmë një futbollist i Neëcastle duke u rikthyer në Premier League pas një aventure në Spanjë me Atletico Madrid. Anësori i djathtë kërkon t’i japë një dorë “qymyrxhinjve” në garën e tyre për mbijetesë ndërsa në shpinë ka shumë vite eksperiencë.

Por, së fundmi, anglezi është rikthyer të komentojë mbi periudhën e tij te Tottenham, ndërsa thekson se pas finales së Champions League përballë Liverpool ndjeu se duhej të largohej nga klubi, pasi e bezdisi fakti se presidenti Daniel Levy po ia ofronte kartonin e tij çdokujt.

“Si futbollist kërkon të bësh më të mirën, por ndonjëherë situata nuk shkon sipas parashikmeve. Mauricio Pochetino po më besonte, por pas finales së Champions League media ishte kundër meje dhe doja të largohesha nga Anglia për të kthjelluar mendjen time.

Kërkoja më shumë qartësi, por ajo që më bezdisi më së shumti ishte fakti se presidenti Levy dy muaj para se të më mbaronte kontrata nisi të bisedonte me klube të tjera për mua. Unë luaja për klubin dhe për shokët, por e dija se isha i padëshiruar”, u shpreh Trippier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat