Llapi barazon

Futboll

Llapi barazon

Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:56
Llapi barazon

Llapi ka zhvillua edhe ndeshjen e dytë brenda dy ditëve, gjatë qëndrimit në tokën turke.

Skuadra e Batatinës ka barazuar 1-1 në miqësoren ndaj Neftchi Fargona, skuadër kjo që garon në elitën e futbollit të Uzbekistanit.

Golin e vetëm për Llapin e realizoi Alban Shillova, në minutën e 55-të, pas asistimit nga Kushtrim Shabani.

Llapjanët e nisën takimin me këtë 11-she: Avdyli, Peposhi, Prençi, Jashari, Ahmeti, Llapashtica, Maliqi, Fazliu, Alidema, Selmani, Firmino.

Ky barazim i sotëm ishte i dyti për Llapin gjatë fazës përgatitore në Antalya të Turqisë.

Kujtojmë se dje, bardhekaltrit shënuan fitore të pastër, 2-0 ndaj Akademija Pandev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat