Napoli do ta shpërblejë Rrahmanin

Futboll

Napoli do ta shpërblejë Rrahmanin

Më: 29 janar 2022 Në ora: 23:24
Napoli do ta shpërblejë Rrahmanin

Amir Rrahmani ka impresionuar me paraqitjet e tij në fanellën e Napolit që prej arritjes së trajnerit Luciano Spalletti.

Futbollisti nga Kosova është bërë një titullar i padiskutueshëm dhe një lojtar mjaft i rëndësishëm i klubit italian këtë edicion.

Së bashku me Juan Jesus, ai e përbën njërën prej dysheve më të mira të qendrës së mbrojtjes në Serie A.

Për këtë arsye, napolitanët po mendojnë ta shpërblejnë përfaqësuesin e Kosovës.

Mediumi italian “Corriere dello Sport” njofton se klubi nga “San Paolo” e ka përgatitur kontratën e re për ish-futbollistin e RNK Split, Dinamo Zagrebit, Lokomotiva Zagrebit e Veronës.

Gjithnjë sipas mediumit italian, Rrahmani mund ta vazhdojë kontratën në muajin mars.

Kontrata e tij aktuale do të përfundojë në vitin 2024, por ai do ta zgjasë atë edhe për disa vite.

Napoli e vlerëson lart lojtarin dhe nuk dëshiron ta lëshojë lehtë atë.

Për këtë, ideja e presidentit Aurelio De Laurentiis është që ta “blindojë” 27 vjeçarin me një kontratë afatgjate.

Edhe vetë futbollisti kosovar po ndihet rehat në Napoli dhe do ta vazhdonte me kënaqësi kontratën dhe qëndrimin në këtë klub.

Presidenti Daurentiis ka njoftuar se rroga maksimale e një lojtari në klub do të jetë 3.5 milionë euro.

Të tillë mund ta ketë edhe i pakalueshmi Amir Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat