Konfirmohet prezenca

Futboll

Konfirmohet prezenca

Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:30
Konfirmohet prezenca

Policia e Shtetit kishte njoftuar se çdo person që do të hynte në stadium do të identifikohej nëpërmjet kartave të identitetit dhe kjo gjë nuk i ka shkuar aspak përshtat grupimit të skuadrës së Tiranës, “Tirona Fanatics” ku njoftuan se nuk do të ishin në stadium për këtë takim të rëndësishëm për bardheblutë, ku në rast fitoreje ekipi i Orges Shehit do të “arratiset” në krye të klasifikimit.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ultrasit e Tiranës shkruajnë se çështja e kartave të identitetit u zgjidh dhe se do të jenë prezent në impiantin “AIR Albania” në duelin kundër verilindorëve, e cila do të startojë në orën 16:45.

NJOFTIMI I GRUPIMIT “TIRONA FANATICS” –

“Fanatics konfirmon prezencen neser ne “Air Albania”, pas zgjidhjes se problemit te ID-se!

Shkojme neser masivisht, per TIRONEN, pa karta!

Shifemi neser…Per Tironen!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat