Firpo: Koeman më mashtroi

Futboll

Firpo: Koeman më mashtroi

Më: 30 janar 2022 Në ora: 12:29
Firpo: Koeman më mashtroi

Junior Firpo e pati të pamundur të gjente hapësira te Barcelona, ku Jordi Alba ishte titullar i padiskutueshëm në krahë.

Mbrojtësi 25-vjeçar u transferua në radhët e Leeds-it në Premier League, ndërsa tashmë tregon çfarë e shtyu të merrte një vendim të tillë.

Në një intervistë me “Catalonia Radio”, Firpo zbuloi se ish-trajneri Koeman e mashtroi, duke i premtuar hapësra në fushën e lojës, të cilat nuk erdhën asnjëherë.

“Për mua personalisht është më e rëndësishme se si më trajtojnë njerëzit se sa futbolli. Në shembullin e Ronald Koeman, mund t’ju konfirmoj se ai më gënjeu dhe më mashtroi. Ai më përsëriti se do të mbështetej tek unë, por nuk ishte e vërtetë”, ka thënë Junior Firpo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat