Lenjani e Demhasaj me Grasshoppersin duarthatë nga Sioni

Futboll

Lenjani e Demhasaj me Grasshoppersin duarthatë nga Sioni

Nga: K. Goca Më: 30 janar 2022 Në ora: 18:26
Lenjani e Demhasaj me Grasshoppersin duarthatë nga Sioni

Grasshoppersi kthehet duarthatë, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Sioni.

Futbollistët Bamert (29') e Loosli (69') shënuan për fitoren e Sionit. 

Arian Kabashi në fund të takimit futet në radhët e Sionit, ndërsa Ermir Lenjani u paraqit standard për Grasshoppersin. 

Lenjani u zëvendësua në minutën e 79-të e Shkëlqim Demhasaj futet nga minuta e 74-të për Grasshoppersin. 

Santos i Grasshoppersit u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 90-të. Sioni renditet në vend të 6-të me 24 pikë e Grasshooppers në të shtatin me 23 sosh pas 19 jave në Kampionatin e Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat