​Aubameyang zbarkon në Spanjë, pritet të nënshkruajë më Barcelonën

Futboll

​Aubameyang zbarkon në Spanjë, pritet të nënshkruajë më Barcelonën

Më: 31 janar 2022 Në ora: 13:05
Pierre-Emerick Aubameyang

E ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang pritet të jetë në kampionatin spanjoll La Liga, përkatësisht te Barcelona.

Lojtari në javët e fundit ka prishur marrdhënjet me trajnerin e Arsenalit Mikel Arteta dhe si rezultat nuk ftohet në skuadër për ndeshjet e Premier Ligës.

Tani, gazetari Fabrizio Romano raporton se sulmuesi nga Gaboni tashmë gjendet në Spanjë aty ku do të provojë të zyrtarizohet si lojtar i Barcelonës në këto orët e mbetura të afatit kalimtar të janarit.

Skuadrat kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit, por mbetet të shihet nëse do të mjaftojë koha për t’i kompletuar të gjitha dokumentet për mbylljen e operacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat