Nike: Kemi ndërprerë çdo bashkëpunim me Greenwood

Futboll

Nike: Kemi ndërprerë çdo bashkëpunim me Greenwood

Më: 31 janar 2022 Në ora: 18:38
Mason Greenwood

Mason Greenwood është personi më i padëshiruar aktualisht në Britaninë e Madhe.

Lojtari i Manchester United është përfshirë në një skandal të madh, që ka të bëjë me dhunë dhe ngacmime seksuale.

Manchester United ka hequr dorë nga lojtari dhe ai po hetohet nga policia e Mançesterit.

Së fundmi, bashkëpunimin me të ka ndërprerë edhe brendi i njohur botëror i veshjeve sportive (jo vetëm) NIKE.

“Ne kemi suspenduar të gjitha raportet me Mason Greenwood. Jemi thellësisht të shqetësuar nga akuzat shqetësuese dhe do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën”, thuhet në komunikatën e Nike.

E dashura e Greenwood ka publikuar pamje e gjakosur nga dhuna e Greenwood, si dhe audio-incizime ku lojtari dëgjohet duke e obliguar dhunshëm atë që të kenë marrëdhënie intime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat