Valon Behrami transferohet tek ekipi i Serie B

Futboll

Valon Behrami transferohet tek ekipi i Serie B

Më: 31 janar 2022 Në ora: 19:36
Valon Behrami

Valon Behrami do ta vazhdojë karrierën në Itali, në Serie B. Mesfushori me prejardhje shqiptare do të veshë fanellën e Brescias.

Kjo është bërë e ditur nga klubi italian përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

“Cilësi, karizëm dhe eksperiencë në mes të fushës. Nga sot Valoni lufton për ne”, shkroi klubi italian.

Para se të vinte te Brescia, Behrami ishte pjesë e Genoas në Serie A, kurse një kohë të gjatë është i lënduar.

Brescia gjendet në vendin e tretë në Serie B dhe ka gjasa reale për inkuadrim në elitën e futbollit italian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat