Bentancur me një mesazh për tifozët e Juventus, pas kalimit te Tottenham

Futboll

Bentancur me një mesazh për tifozët e Juventus, pas kalimit te Tottenham

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 10:54
Rodrigo Bentancur

Rodrigo Bentancur ka ndërruar skuadër mbrëmë në ditën e fundit të merkatos.

Mesfushori uruguaian i është bashkuar skuadrës së Tottenham Hotspur, në një marrëveshje të orëve të fundit.

Pas transferimit në Londrën veriore, Bentancur ka përshëndetur tifozët e Juventus me një mesazh emocionues.

“Ishte një nder dhe unë gjithmonë do të jem falënderues ndaj Juventus dhe gjithë familjes ‘Bianconeri’ për këto katër vite e gjysmë fantastike”, ka thënë Bentancur.

“Para fillimit të aventurës së re në Premier League, dua të uroj fatin më të mirë për trajnerin dhe shokët e skuadrës në kampanjën që po vazhdon. E di se ky grup do të jap më të mirën në secilën ndeshje për të arritur synimet. Dua të falënderoj të gjithë që kanë punuar në Continassa për profesionalizmin e tyre dhe për atë që nuk më lejuan të më mungonte asgjë gjatë këtyre viteve. Faleminderit të gjithëve juve tifozëve të Juventus për mirëpritjen që më bëtë në Torino, me mbështetje gjatë gjithë kohës”, shtoi mesfushori.

Bentancur nuk ishte i vetmi që kaloi te Tottenham. Së bashku me të nga shkoi edhe Dejan Kulusevski, po ashtu nga Juventus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat