Ndërron jetë presidenti që dërgoi Palermon në Europë

Futboll

Ndërron jetë presidenti që dërgoi Palermon në Europë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:18
Ndërron jetë presidenti që dërgoi Palermon në Europë

Një lajm i trishtë për futbollin italian ka ardhur në orët e para të së martës, teksa ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, Maurizio Zamparini, ish-presidenti i Palermos por edhe Venezias.

Zamparini ishte shtruar në spital për shkak të një komplikimi me zorrën e trashë, ndërsa në fund është dorëzuar dhe nuk ia ka dalë të fitojë betejën ndaj vdekjes.

Ndërkaq, arritjet e Zamparinit në futbollian italian janë për t’u vlerësuar teksa pati sukses me Palermon, madje duke e dërguar klubin siçilian deri në Europë ndërsa zbuloi edhe lojtarë që më pas bënë histori si Cavani, Pastore, Dybala apo Amauri.

Por, pas problemeve financiare me klubin Zamparini vendosi të tërhiqej nga bota e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat