Mund të nisë përgatitjet kundër Realit

Futboll

Mund të nisë përgatitjet kundër Realit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:56
Mund të nisë përgatitjet kundër Realit

Konfirmohet gjithçka. Myrto Uzuni do të jetë pjesë e Granadas në Spanjë. Zyrtarizimi vjen nga vetë Ferencvaroshi, që përcjell sulmuesin shqiptar me fjalë zemre.

Lojtari i Kombëtares kuqezi ka nënshkruar kontratën me ekipin spanjoll me të cilët do të nisë përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Realit të Madridit.

Pas dy viteve në Budapest, Uzuni largohet me një titull kampion të fituar, debutim në fazën e grupeve të Champions League-s dhe debutim në fazën e grupeve të Europa League-s, për të cilat 26-vjeçari nga Berati ka një meritë të madhe. Gjithashtu Uzuni është shpallur edhe lojtari i vitit në kampionatin hungarez, ku me golat dhe paraqitjet e tij ka fituar zemrat e shumë tifozëve.

“Në personin e Myrto Uzunit u njohëm me një model të vërtetë, një lojtar me zemër të zhveshur, një lu.ftëtar të vërtetë, fjalori i të cilit nuk e ka fjalën e pamundur. Me dëshirën e tij të vazhdueshme për të fituar, lëvizjet e tij të shumta të bukura dhe mentalitetin e tij të pamposhtur, ai rrëmbeu veten në zemrat e Ferences.

Pas dy vitesh, një titull kampion hungarez dhe një raund të grupeve CL dhe UEL, Myrto Uzuni është konfirmuar për liderin spanjoll Granada.

Me ekipin nga jugu i Spanjës, ata tashmë mund të përgatiten për ndeshjen e La Ligës kundër Real Madridit këtë fundjavë, e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabéu. Faleminderit të gjithëve Myrto, të urojmë shumë suksese në fazën tjetër të karrierës!”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e gjatë në faqen zyrtare të Ferencvaroshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat