Fantazisti i Tottenhamit huazohet te Villareal deri në fund të sezonit

Futboll

Fantazisti i Tottenhamit huazohet te Villareal deri në fund të sezonit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:05
Giovani Lo Celso

Giovani Lo Celso rikthehet në kampionatin spanjoll, këtë herë në huazim te skuadra e Villarealit, që ka njoftuar akordin me Tottenhamin për të marrë shërbimet e fantazistit argjentinas deri në fund të sezonit.

Futbollisti 25-vjeçar spikati në sezonin 2018-2019 pikërisht në la Liga me fanellën e Real Betis, për t’u transferuar më pas te Tottenhami.

Por në dy vite te londinezët, nuk arriti të lërë gjurmë dhe të zërë një vend si titullar.

Trajneri Antonio Conte nuk e konsideronte të përshtatshëm për skemat e tij dhe për këtë arsye, “Spurs”-at vendosën ta huazojnë te Villareali deri në fund të sezonit, në mënyrë që të aktivizohet rregullisht dhe t’i rritet vlera në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat