​Zyrtare, Arsenali njofton largimin e Aubameyang

Futboll

​Zyrtare, Arsenali njofton largimin e Aubameyang

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 20:28
Pierre-Emerick Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang është larguar nga Arsenali me marrëveshje të dyanshme

Lajmi tashmë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga klubi i Londrës që njëkohësisht i uron sulmuesit gjithë të mirat në karrierën e tij në vazhdim.

Auba u bashkua më “Topçinjtë” nga Borussia Dortmundi në janar të vitit 2018 dhe fitoi Këpucën e Artë të Premier Ligës në sezonin e tij të parë 2018/19. Ai shënoi të dy golat në fitoren e finales së Kupës FA 2020 kundër Chelsea-t dhe shënoi sërish në “Wembley” teksa fituan FA Community Shield kundër Liverpool-it në fillimin e sezonit të kaluar.

Auba ka qenë kapiten i Arsenalit për dy sezonet e fundit dhe ka bërë 162 paraqitje, duke shënuar 92 gola në të gjitha garat.

Sulmuesi nga Gaboni tashmë ndodhet në Spanjë pasi ka arritur marrëveshje me Barcelonën, por kalimi i tij atje ende nuk është zyrtarizuar për shkak se edhe më tutje nuk janë kompletuar të gjitha dokumentet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat