Nuk u tunduan as me ofertat e shumta

Futboll

Nuk u tunduan as me ofertat e shumta

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 11:45
Nuk u tunduan as me ofertat e shumta

Pavarësisht interesimit të fundit nga ana e Newcastle dhe West Ham, Armando Broja ka vendosur të shfrytëzojë mundësinë e huazimit tek Southampton deri në merkaton e qershorit.

Performanca e shkëlqyer e sulmuesit shqiptar e ka bindur lojtarin dhe agjentin ta vazhdojnë këtë moment të mirë deri në fund të sezonit 2021-2022.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka vendosur t’i japë një shans Brojës të tregojë veten tek Southampton, në mënyrë që ta rikthejë në skuadër. Ajo që i duhet tashmë talentit kuqezi është të vazhdojë me të njëjtin ritëm dhe për 5 muaj të tjerë.

Rikthimi në Chelsea do të ishte një arritje për bomberin e Kombëtares së Shqipërisë, i cili mund të favorizohrt nga momenti i keq që po kalojnë Lukaku dhe Werner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat