Coutinho: Jam rikthyer golit te Kombëtarja e Brazilit

Futboll

Coutinho: Jam rikthyer golit te Kombëtarja e Brazilit

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 12:40
Coutinho: Jam rikthyer golit te Kombëtarja e Brazilit

Philippe Coutinho ishte tejet i lumtur kur i dha fund pritjes dy vjeçare për gol me Kombëtaren e Brazilit, ku ishte protagonist në fitoren 4:0 kundër Paraguait, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Ylli 29 vjeçar, i cili iu bashkua Aston Villas në këtë janar në formë huazimi nga Barcelona, shënoi një gol tejet të bukur, për ta thelluar në 2:0 epërsinë e Brazilit në minutën e 62’.

Ky gol i Coutinhos ishte i pari për kombëtaren e tij që nga tetori i vitit 2020, ku asokohe Brazili e mposhti Bolivinë me rezultat të thellë 5:0.

Po ashtu, ky gol ishte goli numër gjashtë i Coutinhos jashtë 16-metërshit për Brazilin nën udhëheqjen e trajnerit Tite, ku asnjë lojtarë nuk ka më shumë gola se ylli i Aston Villas në këtë periudhë.

“Kam munguar për një kohë të gjatë, dhe jam rikthyer nga një lëndim tejet i komplikuar. Pranova ftesë për dy ndeshjet e kaluar nga Kombëtarja e Brazilit, por nuk kishte gjasa që të luaja. Tani më është rikthyer kjo mundësi dhe jam tejet i lumtur që kam kontribuar”, tha Coutinho.

“Jam tejet i lumtur që i jam rikthyer golit te Kombëtarja e Brazilit, dhe që kam shënuar gol në këtë stadiumi me tifozët brazilian prezent”, shtoi ylli brazilian.

Deri tani, Philippe Coutinho ka arritur të bëjë 65 paraqitje për Brazilin në karrierën e tij, duke regjistruar plot 19 gola mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat