Ultimatum

Futboll

Ultimatum

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 14:47
Ultimatum

Situata te Lacio nuk është aspak e këndshme teksa ka plasur një çështje e brendshme te klubi bardhekaltër.

Sipas asaj që raporton “Il Messaggero” thuhet se ka pasur një krisje raportesh mes trajner-drejtor sportiv në këtë rast mes Mauricio Sarrit dhe Igli Tares. 

Tekniku i ka dhënë një ultimatum presidentit të Lacios, Klaudio Lotitos largimin e një mes vetes së tij ose Tares në muajin qershor.

Tashmë është evidente papajtueshmëria mes trajnerit toskan dhe drejtorit aktual sportiv, Igli Tare me Sarrin që do të donte të kishte më shumë peshë në zgjedhje për sa i përket çështjes së merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat