Zakaria: Babai im tifoz i Juves

Futboll

Zakaria: Babai im tifoz i Juves

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 15:16
Zakaria: Babai im tifoz i Juves

Denis Zakaria kishte oferta nga klube të ndryshme, por mesfushori zviceran zgjodhi të vijonte karrierën te Juventusi. Klubi italian pagoi 8.6 milionë euro te M’Gladbach, ndërsa 25-vjeçari me origjinë nga Kongo (40 ndeshje dhe 3 gola me helvetët) firmosi deri në 2026 me bardhezinjtë.

Juventusi ka qenë gjithmonë ëndrra e tij, të cilën e ka bëri realitet më në fund. “Zgjodha Juventusin, sepse është një klub që më ka bërë gjithmonë të ëndërroj. Vendimi për të ardhur këtu është një hap përpara për karrierën time”, deklaron lojtari gjatë prezantimi te rekordmenët e futbollit italian.

Zakaria vazhdon edhe më tej, duke u ndalur tek objektivat dhe gjendja e tij fizike. “Rritja e numrit të golave është një nga qëllimet e mia. Tani që do luaj te Juventusi, do të kem më shumë mundësi për t’u bërë një lojtar më efektiv përpara portës kundërshtare.

Ndihem mirë fizikisht, jam gati të zbres në fushë dhe të luaj. Kam biseduar me trajnerin Allegri, më dha disa këshilla taktike. Do të jem gati të zbres në fushë nëse trajneri do të ketë nevojë për mua.

Ndihem krenar që do të luaj me Juventusin, Babai im ka bërë tifozllëk për këtë skuadër, kështu që e njoh shumë mirë klubin dhe do të jap më të mirën time. Idhulli im? Patrick Vieira! Pogba? Fantastik, por unë jam Zakaria”, përfundoi mesfushori i skuadrës së Allegrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat