Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka debutuar për Mallorca-n, me të cilën ekip nuk ia dolën që të kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës.
Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, me Rayo Vallecano-n, shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Mallorca-s.
Fituesi u përcaktua në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 44-të me golin e futbollistit Trejo.
Muriqi u paraqit tërë takimin sikurse edhe Balliu.