Sensi: Dy vite shumë të vështira tek Interi

Futboll

Sensi: Dy vite shumë të vështira tek Interi

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:36
Sensi: Dy vite shumë të vështira tek Interi

Stefano Sensi iu bashkua Sampdorias nga Interi në formë huazimi të thatë në janar. Sot, në “Gazzetta dello Sport” ai foli për atë që pret nga qershori i ardhshëm, apo kur të përfundojë marrëveshja aktuale: “Ky huazim është një stimul. Nuk dua të vendos kufij personalë apo ekipor”.

Dëmtimet ndikuan në eksperiencën e tij tek Interi: “Nuk mendoj se ishte fat i keq. Çdo lojtar do të donte gjithmonë të luante dhe të ndihej gjithmonë mirë, por kjo është pjesë e punës sonë. Ishin dy vite shumë të vështira, por edhe më shërbyen.

E kuptova çfarë duhet të bëj për të qenë në formë të dielën. Sampdoria do të më kthejë në kombëtare. Po largohem nga një Inter që është më i mirë se Juve. Unë kam folur tashmë me Giampaolo, mendoj se kam aftësitë e duhura për idenë e tij të futbollit.

Doja t’i bashkohesha Sampdorias për të rifilluar veten dhe për prestigjin e klubit. Le të themi se Mancini më dha atë shtysën shtesë. Ai bëri histori këtu dhe më dha stimulin e duhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat