Pyetet për Haaland, ja përgjigja e Laportas

Futboll

Pyetet për Haaland, ja përgjigja e Laportas

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 17:10
Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta i është adresuar sot mediave spanjolle, nga të cilat u pyet edhe për çështjen e transferimit të yllit norvegjez Erling Haaland.

Haaland pritet që këtë verë të largohet nga skuadra e Borussia Dortmundit, dhe destinacioni i tij i ardhshëm raportohet të jetë La Liga, ku dy gjigandët Real Madridi dhe Barcelona kanë shprehur interesim në shërbimet e tij.

Këtyre spekulimeve që e lidhin Haaland me Barcelonën iu është përgjigjur presidenti Laporta, ku nuk e fshehu se gjatë verës do të ketë ende transferime të tjera.

“Haaland? Sot jemi të zënë dhe tejet të lumtur me Aubameyang, i cili do të shënojë shumë gola këtu. Në qershor, ne do të mundohemi që ta përforcojmë më shumë skuadrën, dhe jemi në një rrugë të mirë”, tha Laporta.

Barcelona dje e bëri zyrtare transferimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, i cili i bashkohet Barçës si transferim i lirë, pasi që shkëputi kontratën e tij me Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat