Cruz: Argjentinasit tek Inter shkruajnë historinë

Futboll

Cruz: Argjentinasit tek Inter shkruajnë historinë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 17:35
Cruz: Argjentinasit tek Inter shkruajnë historinë

Në një intervistë për ‘L’Interista’, ish-sulmuesi i zikaltërve, Julio Cruz , foli edhe për Lautaro Martinez.

“Jam i lumtur për të, ai nuk ka nevojë për ndonjë këshillë të veçantë.

Si të gjithë ameriko-latinët që mbërrijnë në Itali, ai duhej të përballet me një proces përshtatjeje.

Atë e ka pasur në vitin e tij të parë,kur filloi të njohë futbollin italian dhe kulturën italiane. Sot mund të shihni gjithë punën që ka bërë.

Jam i lumtur sepse shoh që edhe sot argjentinasit te Interi vazhdojnë të shkruajnë historinë e këtij klubi të lavdishëm, që i do argjentinasit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat