Egjipti transformon Salahun

Futboll

Egjipti transformon Salahun

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 12:51
Egjipti transformon Salahun

Egjipti siguroi një kualifikim emocionues në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës. “Faraonët” thyen Kamerunin falë goditjeve të penalltive, dhe do të sfidojnë Senegalin në finale e madhe, që do të zhvillohet të dielën (nesër), duke nisur prej orës 20:00.

Ylli i Egjiptit është Momo Salah, i cili mban edhe shiritin e kapitenit. Sulmuesi i Liverpool ka një lidhje të madhe me kombëtaren e tij, dhe kjo dallohet qartësisht edhe nga statistike e mëposhtme.

29-vjeçari ka kryer 10 faulle në gjashtë ndeshjet e zhvilluara me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ndërkohë që në 26 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon me Liverpoolin ka shkaktuar vetëm shtatë ndërhyrje të parregullta.

Salah nuk kursehet aspak kur vesh fanellën e kombëtares, madje sakrifikon duke u rikthyer edhe në mbrojtje. Egjipti mban rekordin në këtë kompeticion me shtatë trofe, dhe ndaj Senegalit do të synojë triumfin e tetë në historinë e Kupës së Kombeve të Afrikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat