Mammadzade: Shpresoj të jap më të mirë që mundem në skuadrën e Renovës

Futboll

Mammadzade: Shpresoj të jap më të mirë që mundem në skuadrën e Renovës

Nga: Shaban Sinani Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 17:50
Mammadzade: Shpresoj të jap më të mirë që mundem në skuadrën e Renovës

Futbolliti 21 vjeçar nga Baku i Azabejxhanit, Nazim Mammadzade, do të jetë përforcimi i pestë në ekipin e Renovës. Futbollisti i repartit të mbrojtjes Nazim Mammadzade, tanimë disa ditë është me ekipin e Renovës kua ka arritur marveshje që të bëhet pjesë e kësaj skuadre dhe tani është pritje të dokumentacionit. Ai ka debutuar sot në ndeshjen kontrolluese kundër Teteksit që u zhvillua sot në stadiumin e Qendrës sportive në Tetovë.

“Ndihem mirë dhe shpresoj të jap më të mirë që mundem në skuadrën e Renovës”, -  tha futbollisti Nazim Mammadzade i cili është njohës i mirë i futbollit në Maqedoninë e Veriut pasi ka qenë pjesë e Borecit të Velesit.

21 vjeçari Mammadzade karrierën si futbollist e ka filluar në skuadrën e njohur të Azebajxhanit, Neftchi Baku II, dhe bëhet përforcimi i pestë i Renovës pas Mevlan Murtatit. Fisnik Zukës Amir Kahrimanoviqit dhe Bary Mohamadou .

Renova në xhiron e 19 1ë do të zhvillohet më 12 shkurt (e shtunë) në Shtip do të përballet me Bregallnicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat