Memelli: Lojtarët treguan shpirt luftarak

Futboll

Memelli: Lojtarët treguan shpirt luftarak

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 19:21
Memelli: Lojtarët treguan shpirt luftarak

Për trajnerin e Skënderbeut, Migen Memellin, ndeshja me Tiranën ishte shumë e mirë edhe pse nuk u fitua nga korçarët.

Sipas teknikut rezultati u ndikua më shumë nga arbitri.

Memelli theksoi në emisionin “Gol pas Goli” se ajo që i pëlqeu më shumë është fakti që lojtarët vazhduan të luftonin edhe pas tre golave të pësuar.

“Duhet të kishim qenë më të qetë dhe po merreshim me arbitrin sesa me fillim e lojës. Gjithsesi janë gjëra që ndodhin dhe episode të tilla të lënë shije të këqija, por që duhen rregulluar në të ardhmen, ndërsa pas golit të tretë humbet çdo vlerë. Por ajo që më bën krenarë te lojtarët është që edhe pas golit të tretë ata nuk u dorëzuan për asnjë rast dhe vazhduan lojë.”-tha ai.

Më tej ai shtoi se skuadrat që do të rrëzohen do të vendosen në javët e fundit, teksa theksoi se çdo takim për ta është finale.

“Jemi katër skuadra ne, Kastrioti, Egnatia dhe Dinamo që humbi sot. Unë mendoj që ky do të jetë një kampionat që do të vendoset në javën e fundit. Ndaj i thash lojtarëve që çdo ndeshje është e rëndësishme dhe u kam thënë që duhet ta shohim çdo takim si një finale.”-u shpreh Memelli.

Ndërsa për penalltinë, tekniku theksoi se iu besua Mensah për shkak se ka 5 ndeshje pa shënuar.

“Në dorë të VAR jemi gjithmonë. Gjërat që po bënim në lojë na jepnim besim për ndeshjen e ardhshme dhe më pas penalltinë vendosëm ta godiste Mensah, pasi pamë që në pesë ndeshjet e fundit sulmuesit tanë nuk kanë shënuar dhe duhet t’u japim besim sulmuesve.”-deklaroi Migen Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat