Alarmohet trajneri për shqiptarin

Futboll

Alarmohet trajneri për shqiptarin

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 23:23
Alarmohet trajneri për shqiptarin

Futbollisti shqiptar, Armando Broja mori një goditje në gju, që ka shqetësuar jo pak trajnerin Hasenhutl, sidomos për faktin se në pjesën e parë të sfidës u dëmtua edhe Lianko.

Trajneri deklaroi se duhej parë se si ishte situata e ekipit të tij pas kësaj fitoreje.

“Situata nuk është e mirë. Urojmë që të mos kemi paguar një çmim shumë të lartë për fitoren. U munduam të administronim të gjithë lojtarët por nuk është situatë e lehtë.

Lianko pësoi një dëmtim në tendinë, Brojës iu bë faull në mes të fushë dhe ai mori një goditje në pjesën e sipërme të gjurit, duhet ta shohim se sa serioze është situata. Urojmë që në fund të mos jetë e tillë.

Ajo e Liankos dukej në fakt, por goditja e Brojës, duhet të presim e të shohim”, tha trajneri austriak i Sauthempton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat