Inzaghi drejton gishtin nga arbitrat

Futboll

Inzaghi drejton gishtin nga arbitrat

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 23:27
Inzaghi drejton gishtin nga arbitrat

Pas humbjes në derbi, trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi, ka komentuar ndeshjen në një intervistëtë dhënë për mikrofonët e DAZN:

“Ky është futbolli. Një ndeshje e dominuar, por nuk kemi arritur të shënojmë golin e dytë.

Goli i barazimit na ka bërë nervoz, goli i dytë ka ardhur nga njëmeritë individuale”, ka thënë Inzaghi.

“Ëstë e dhimbshme të humbësh kështu, por duhet të jemi të kthjellët sepse për 70 minuta kemi dominuar. Më pas kemi pësuar atë gol të çuditshëm, djemtë janë nervozuar sepse kapatur njëfaull ndaj Sanchez.

“Nuk është një problem. Ishte një përplasje loje. Nuk dua ta shikoj përsëri. Fatkeqësisht, nëatë aksion, ku nuk mendoj se Sanchez ka rënë vetë, kemi pësuar gol”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat