Ramadani fikson titullarët

Futboll

Ramadani fikson titullarët

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 11:19
Ramadani fikson titullarët

Përveç mesfushorit Bruno Telushi, që do të qëndrojë për një periudhë të gjatë jashtë fushe, Egnatia do të ketë edhe një mungesë tjetër në ndeshjen ndaj Kukësit, që do të zhvillohet të dielën në orën 13:45 në stadiumin e Rrogozhinës.

Gëzim Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Dinamos dhe është i detyruar të mungojë këtë javë.

Me grupin është bashkuar në seancat e fundit edhe mesfushori maqedonas, Filip Duranski, i cili u afrua në limitin e merkatos. Megjithatë, ai nuk është ende në 100% dhe kësisoj do ta nisë nga stoli kundër Kukësit.

Nga ana tjetër, sulmuesi Dzon Delarge u bë një javë që stërvitet rregullisht dhe me shumë mundësi do të marrë minuta të dielën, shkruan Panorama sport.

Gjithsesi, trajneri Ramadani do të besojë më shumë tek ata lojtarë që aktivizoi ndaj Dinamos, ku dilema e vetme është nëse Agbpekpornu do të luajë në mesfushë apo në qendër të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat