Një ofertë joshëse për Strakoshën

Futboll

Një ofertë joshëse për Strakoshën

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 11:21
Një ofertë joshëse për Strakoshën

E ardhmja e Tomas Strakoshës afrohet gjithnjë e më shumë me Premier League-n.

Portieri shqiptar e ka vendosur largimin e tij nga Lazio në fund të sezonit, periudhë kur i përfundon edhe kontrata, dhe tashmë po shqyrton alternativat për të vazhduar karrierën e tij.

Interesimi nga elita e Anglisë nuk ka munguar dhe tashmë kanë nisur edhe kontaktet mes palëve.

Watford ka paraqitur në tryezë një ofertë joshëse në aspektin financiar, por Strakosha ka vendosur kushtin e tij.

Watford është në lu.ftë për mbijetesë këtë sezon dhe në rast rënie nga kategoria, atëherë oferta do të refuzohet nga portieri i Kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat