Bayerni e nderon me një postim

Futboll

Bayerni e nderon me një postim

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 12:48
Bayerni e nderon me një postim

Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe Manuel Neuer e ka seriozisht qëllimin për ta bërë diçka të tillë.

Portieri i Bayernit të Mynihut, tani për tani i gëzohet faktit se ka barazuar atë që ka bërë një legjendë e vërtetë e këtij klubi mes shtyllave: Oliver Kahn.

Janë plot 310 fitoret e Manuel Neuerit me klubin e tij në Bundesligë, e fundit ajo që mbërriti në ndeshjen me rivalët e Leipzigut. Një rezultat ky që i mundësoi Neuer të barazonte maksimumin e sukseseve të arritura nga Kahn, që aktualisht është në rolin e drejtuesit kryesor të Bayernit.

Klubi bavarez nuk e ka lënë t’i shpëtonte një detaj i tillë, duke e festuar këtë arritje të Neuerit me një postim në rrjetet sociale, ku shkruhet: “310 fitore në Bundesligë për Manuel Neuerin, që barazon kështu numrin e sukseseve të Oliver Kahn në krye të klasifikimit të të gjitha kohërave”.

Në postimin e Bayernit shfaqet dhe një fotomontazh i bukur, me të dy portierët që përshëndeten në shenjë respekti.

Nga ana e tij, vetë portieri iu gëzua një arritjeje të tillë duke shkruar: “459 ndeshje, 310 fitore. Për mua është një nder i madh që kam realizuar këtë arritje dhe ta ndaj me një legjendë si Oliver Kahn”. Gjithçka e shoqëruar me një hashtag, që nuk lë vend për interpretime #moretocome. Më shumë do të vijnë. Neuer nuk ka sigurisht e ka në plan të ndalet këtu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat