Daja nuk duron në Kosovë

Futboll

Daja nuk duron në Kosovë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:13
Daja nuk duron në Kosovë

Pasi mbylli aventurën me Partizanin, trajneri Ilir Daja nuk humbi kohë për të gjetur skuadrën e re, teksa 55-vjeçari tashmë është në krye të Ballkanit në Kosovë.

Kampionati atje ende nuk ka nisur, ndërsa Ballkani i Dajës ka zhvilluar vetëm një takim ku trajneri elbasanas debutoi me fitore në Kupën e Kosovës në sfidën ndaj Malishevës.

Mirëpo, në këtë sfidë bëri përshtypje mungesa e Theophilus Solomon, lojtar me të cilin Daja ka bashkëpunuar edhe te Partizani. Një mungesë e cila mesa duket nuk ka të bëjë me një dëmtim të sulmuesit, por me një masë të marrë nga trajneri Daja.

Sipas Insport, nigeriani është vonuar në grumbullimin para ndeshjes së Kupës dhe në këtë formë, Daja nuk e falur duke e lënë jashtë skuadrës. Në këtë formë, 55-vjeçari kërkon të tregojë seriozitetin që në fillimet e tij te Ballkani për të tërhequr më pas skuadrën drejt titullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat