Pagoi 400.000 euro për t’i shpëtuar jetën një djaloshi

Futboll

Pagoi 400.000 euro për t’i shpëtuar jetën një djaloshi

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:42
Pagoi 400.000 euro për t’i shpëtuar jetën një djaloshi

Sadio Mane e ka vërtetuar shpeshherë se klasin di ta përdorë edhe jashtë fushës së blertë. Gjesti më i fundit i sulmuesit vjen nga Kameruni, atje ku udhëhoqi Senegalin drejt trofeut të parë të Kupës së Afrikës.

Teksa lojtari i Liverpool gjendej në një spital duke u trajtuar për një goditje në kokë në sfidën ndaj Kepit të Gjelbër, Mane u takua rastësisht me prindërit e një djaloshi të aksidentuar dhe që rrezikonte jetën në rast se nuk ndërhyhej në kohë.

Djaloshi ishte përplasur nga një motor dhe kishte plagë e kocka të thyer në trupin e tij, të cilat kërkonin një trajtim të menjëhershëm.

Në këtë formë, 29-vjeçari nuk e mendoi dy herë, por shpenzoi plot 400.000 euro për ta shpëtuar të voglin nga kërcënimi i vdekjes. Ndërkaq, familjarët e fëmijës së aksidentuar tregojnë se Mane kur i pa ata në vuajtje i pyeti se çfarë kishte ndodhur dhe pasi kuptoi situatën i siguroi se do t’i ndihmonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat