Shqetësohen yjet e PSG-së

Futboll

Shqetësohen yjet e PSG-së

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:17
Shqetësohen yjet e PSG-së

Shifrat e të infektuarve në futboll po bien, por koronavirusi nuk është zhdukur akoma.

Me anë të një komunikate zyrtare, PSG bën të ditur se dy lojtarë të ekipit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ata janë mesfushori Edouard Michut dhe portieri Alexandre Letellier. Të dy ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë nisur menjëherë karantinën.

Një situatë e tillë ka shqetësuar yjet e ekipit të Mauricio Pochettinos, të cilët shpresojnë të mos jenë infektuar nga shokët e skuadrës. PSG luan ndeshjen e radhës në kampionat të premten (11 shkurt) kundër Rennes në “Parc des Princes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat