Martial tregohet i sinqertë duke zbuluar arsyet pse refuzoi Barcelonën dhe Juventusin për Sevillën

Futboll

Martial tregohet i sinqertë duke zbuluar arsyet pse refuzoi Barcelonën dhe Juventusin për Sevillën

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 14:02
Martial tregohet i sinqertë duke zbuluar arsyet pse refuzoi Barcelonën dhe Juventusin për Sevillën

Anthony Martial u largua nga Manchester United në ditët e fundit të merkatos së janarit dhe tani është pjesë e Sevilla në LaLiga.

Francezi ka pranuar se zërat për një kalim te Juventusi e Barcelona kanë qenë të vërteta, por ai zgjodhi spanjollët për një arsye shumë të rëndësishme.

“Barcelona foli me agjentët e mi në janar, Juventusi donte të nënshkruante me mua dhe po shtynin ta bëja diçka të tillë. Kjo është e vërtetë”.

“Gjithsesi prioriteti im ishte Sevilla. Këtu kam mundësinë të jem titullar, të luaj rregullisht siç kam dashur gjithmonë”, ka deklaruar Martial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat