Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, me sëmundje të rëndë: Nëse më lejon mjeku...

Futboll

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, me sëmundje të rëndë: Nëse më lejon mjeku...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 15:55
Mirosllav Çiro Bllazheviq

Ish trajner i famshëm i Prishtinës në vitin 1985, kroati Mirosllav Çiro Bllazheviq, sot feston 87 vjetorin e lindjes.

Bllazheviqi edhe sot përmendet me krenari në kohën kur ka udhëhequr Prishtinën e gjeneratës së artë, pastaj suksesin më të madh në karrierë si trajner e ka pasur me Kombëtaren e Kroacisë, kur fituam medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, vitin 1998, ku pjesë të kombëtares e ka pasur edhe Ardian Koznikun. 

“Një nga trajnerët më të mëdhenj të futbollit kroat, Mirosllav Blazheviq, sot feston ditëlindjen e tij të 87-të. 

Çiro po lufton prej muajsh me një sëmundje të egër (kancerin) që pakkujt do t'u japë arsye për të festuar. Por Çiro është një luftëtar i madh, i palëkundur dhe ka ende forcën, vullnetin dhe energjinë e jetës për t'i rezistuar, siç e quan ai, armikun. Çiro lindi më 9 shkurt 1935 në Doc na Lashvi si më i vogli nga tetë fëmijët e Mate Blazheviqit”, shkruan mes të tjera “Veçernj List”.

Wikipedia shkruan se ai lindi me 10 shkurt, por sipas mediumit kroat ai ka lind një ditë më herët.

“Nëse shërohem pak, do të bëhem një këshilltar i rëndësishëm në një klub të madh”, tha Bllazheviq.

Po riktheheni te Dinamo?  

“Çfarë Dinamo!”, përgjigjet ai. 

Do të ktheheni në futboll? 

Blazheviqi: Po. Sapo mjeku të më japë dritën e gjelbër. 

Në çfarë faze trajtimi jeni? 

Bllazheviqi: Unë jam ende në kimioterapi tani. Kur të mbarojë ai cikël, do të bëj një ekzaminim për të parë nëse kanë arritur të pengojnë armikun të "ecën" në organet vitale. Ose kam mbaruar. Fatkeqësisht, kjo terapi është aq e fortë sa ka shumë efekte anësore dhe më shkatërron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat