Shabani nuk i frikësohet Shkëndijes

Futboll

Shabani nuk i frikësohet Shkëndijes

Nga: K. Goca Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 20:48
Shabani nuk i frikësohet Shkëndijes

Pjesa e dytë e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, fillon këtë fundjavë. Ka disa ndeshje interesante, sidomos ajo në Tetovë ku Struga Trim Lum është mysafire e Shkendijës. Duelet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë të paqarta, kështu do të jetë edhe këtë herë.

Me këtë pajtohet edhe kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani.

“E dimë që Shkendija është përforcuar dukshëm në këtë periudhë të afatit kalimtar, por megjithatë ne si skuadër i kemi llogaritë tona, ndaj shkojmë në Tetovë për të dhënë më të mirën, sepse në këtë periudhë na mungojnë vërtet ndeshjet zyrtare në fushën e blertë, ku i gjithë ekipi do të jap maksimumin.

Pikërisht ndaj Shkëndijës, por edhe në ndeshjet e tjera pranverore do të dalë në pah rezultati i përgatitjeve të bëra në fazën përgatitore”, tha Shabani për mediumin maqedon “sportmedia”.

Përveç kësaj, kapiteni strugan thotë se mezi presin të fillojë pjesa pranverore.

“Deri më tani përgatitjet po shkojnë shumë mirë, gjithçka po shkon sipas planit.

Gjëja më e rëndësishme është që nuk kemi lëndime dhe punojmë me intensitet të lartë. Siç dihet fazën e dytë të përgatitjeve e kemi zhvilluar në Durrës, ku kemi luajtur 5 ndeshje kontrolluese.

Në të gjitha këto ndeshje, rezultati ishte në plan të dytë, të gjithë lojtarët dhanë maksimumin, kështu që mendoj se jemi gati të mirëpresim fillimin e sezonit, i cili për ne si skuadër fillon të dielën me ndeshjen në Tetovë kundër Shkëndijës”, përfundon Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat