Schweinsteiger i drejtohet Xherdan Shaqirit

Futboll

Schweinsteiger i drejtohet Xherdan Shaqirit

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:00
Schweinsteiger i drejtohet Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri ka kompletuar transferimin tek skuadra amerikane Chicago Fire.

Sulmuesi nga Kosova u largua pas gjashtë muajve qëndrim në Lyon, për ta nisur një aventurë të re larg kontinentit të vjetër Evropës.

Chicago Fire ka prezantuar me entuziazëm të madh Shaqirin, pasi ai bëhet blerja më e shtrenjtë në histori të klubit, por edhe lojtari më i paguar në këtë skuadër.

Basitan Schweinsteiger dhe Xherdan Shaqiri gjatë kohës sa ishin te Bayerni

“Urime për lëvizjen tuaj në Chicago. Kalofsh mirë dhe shpresoj të shihemi së shpejti”, tha Schweinsteiger për Xherdanin.

“Ndoshta ai do të kthehet dhe ne mund të luajmë sërish bashkë”, thotë Shaqiri duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat