Maqedonia nuk lëviz

Futboll

Maqedonia nuk lëviz

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:37
Maqedonia nuk lëviz

Shtëpia Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) shpalosi renditjen e parë për vitin 2022, e cila nuk sjelli asnjë lëvizje për përfaqësuesen e Maqedonisë në futboll, e cila mbetet në pozitën e 67-të.

Kombëtarja Shqipërisë ka shënuar ngritje për një pozitë dhe tani është në vendin e 65-të, ndërsa Kosova është ngjitur dy shkallë më lartë dhe mban pozitën e 109-të, që është pozicioni më i mirë i tyre në renditjen e FIFA.

Në “Top 10”, për shkak të numrit të madh të ndeshjeve, u shënua vetëm një ndryshim. Argjentina kaloi në pozitën e katërt, duke lënë pas Anglinë.

Lëvizjen më të madhe pozitive ka shënuar Gambia, pas paraqitjes së mirë në Kupën e Afrikës, që i solli ngritje për 25 vende. Ndërkohë në vendin e parë të renditjes së FIFA-s, edhe më tej mbetet Brazili para Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat