Të shqetësuar apo jo për Xherdan Shaqirin! Flet selektori i Zvicrës

Futboll

Të shqetësuar apo jo për Xherdan Shaqirin! Flet selektori i Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:01
Të shqetësuar apo jo për Xherdan Shaqirin! Flet selektori i Zvicrës

Futbollisti Xherdan Shaqiri mbrëmë u zyrtarizua të skuadra amerikane Chicago Fire. Çfarë do të thotë kjo për kombëtaren e Zvicrës? Flet selektori i Zvicrës, Murat Yakin.

Yakin beson se lëvizja e Shaqirit do të jetë një epërsi edhe për kombëtaren e tij në kuadër të Kampionatit Botëror që mbahet në Katar në fund të këtij viti.

Çfarë do të thotë ky ndryshim për kombëtaren? Media zvicerane ‘Blick’ pyet trajnerin Murat Yakin?

“Jam i lumtur për Shaqirin. Puna në MLS është shumë profesionale dhe liga është kërkuese. Është e rëndësishme që ai të luajë rregullisht dhe të kënaqet duke luajtur”, përgjigjet Yakin.

 “Mënyra se si luan Shaqa, është e rëndësishme për të që të ketë minuta më shumë”.

“Nuk jam i shqetësuar sepse jam i sigurt se Shaqiri do të jetë në ritëm për Kupën e Botës. Mund ta shihni se sa e rëndësishme ishte kjo për të në Kampionatin Evropian 2021. Në ndeshjet e para gjërat nuk shkuan ashtu siç donte ai. Kur ai kishte disa lojëra, ai ishte me të vërtetë gati për të vendosur ndeshjet. Prandaj Kupa e Botës është në nëntor dhe është e mirë për të dhe për ne.

Shaqa gjithmonë ka arritur të performojë për Zvicrën. Edhe sikur të mos kishte mjaftueshëm lojë në ndeshje, ai do ta bëjë edhe këtë herë, jam i sigurt për këtë”, tha mes të tjera selektori zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat