FFM promovoi strategjinë e përgjithshme 2021-2025

Futboll

FFM promovoi strategjinë e përgjithshme 2021-2025

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 15:44
FFM promovoi strategjinë e përgjithshme 2021-2025

Federata e Futbollit të Maqedonisë prezantoi strategjinë e përgjithshme “Të bashkuar nga futbolli 2021-2025”, e cila është vazhdimësi dhe përmirësim i strategjisë aktuale të përcaktuar për vitin 2020.

Në prezencë të yjeve të futbollit si Vujadin Stanojkoviç, Nexhmedin Memedi, Arben Nuhiu, Gjorgji Hristov, si dhe dy përzgjedhësit e Maqedonisë, Blagoja Milevski dhe Dragan Kanatllarovski, drejtuesit e FFM-së theksuan se futbolli është ngritur në nivel më të lartë.

Njeriu i parë i futbollit vendor, Muamed Sejdini theksoi se arritjet e deritanishme janë motiv shtesë për të bërë futbollin, sportin më të mirë dhe më I popullarizuar në Maqedoni.”.

“Në emër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, po luftojë për futbollin e Maqedonisë që të ecë përpara dhe të mbrojmë modelin që sjell sukses…. Niveli i krenarisë që mund të shihej në të gjithë vendin gjatë pjesëmarrjes tonë të parë në Kampionatin Europian ishte i pabesueshëm dhe është e qartë se dëshira për të ndërtuar mbi këto suksese është e përbashkët për të gjithë vendin….

Unë si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të dëshiroja të ju falenderoj të gjithë juve që ishit të përfshirë në përpunimin e strategjisë së përgjithshme “Të bashkuar nga futbolli” dhe mezi pres të bashkëpunojmë përderisa krijojmë rekorde të reja, momente të reja të paharrueshme si pjesë e kësaj strategjije",  - thotë Sejdini.

Sekretari i përgjithshëm I FFM-së, Filip Popovski prezantoi edhe shtatë shtyllat e strategjisë së përgjithshme, në të cilat do të kalohet deri te caku i parashikuar. FFM paralajmëroi edhe strategji për futbollin në kategorinë e femrave – “Më shumë femra, më shumë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat