Ramadani: Penalltitë janë më shumë fat

Futboll

Ramadani: Penalltitë janë më shumë fat

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:04
Ramadani: Penalltitë janë më shumë fat

Egantia u mund nga ruleta e penalltive ndaj Laçit dhe i thotë lamtumirë Kupës së Shqipërisë. Në përfundim të kësaj sfide, për mikrofonat e “Super Sport”, trajneri Zekerija Ramadani tha se kjo ndeshje duhet të jetë një mësim për të ardhmen.

“Penalltitë janë më shumë fat dhe eksperienca nga ana e Laçit. Mendoj që bëmë punën si duhet për ta çuar ndeshjet në penallti. Duhet të luftojmë me këtë shpirt luftarak dhe në ndeshjet e kampionatit.”

“Do mundohemi ta rregullojmë ekipin. Kemi disa mundësi që të bëjmë ndonjë zëvendësim në formacion për ndeshjen ndaj Tiranës. I dinim koston e kësaj ndeshjeje dhe donim gjysmëfinalen.

Puja është punëtor dhe ka të ardhmen. Nuk do të veçoja vetëm atë por të gjithë skuadrën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat