Kapaciteti 75% nga 26/2 në stadiumet e Italisë

Futboll

Kapaciteti 75% nga 26/2 në stadiumet e Italisë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:14
Kapaciteti 75% nga 26/2 në stadiumet e Italisë

Nga 50% në 75%. Kapaciteti i stadiumeve të Italisë do të rritet.

Vendimi përkatës do të publikohet në Fletoren Zyrtare në ditët në vijim pas një propozimi të përbashkët të ministrit italian të Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe zëvendësministres së Sportit, Valentina Vetsali.

Sipas gazetës sportive italiane Gazzetta dello Sport, “është e qartë se stadiumet do të rrisin kapacitetin nga 50% në 75% në fundjavën e 26 dhe 27 shkurtit .

Sipas gazetës italiane, “nga shumë parti politike u bë një përpjekje për të shkuar drejt në 100%, por nisma u ndal menjëherë nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat