Çmenduri tek PSG-ja

Futboll

Çmenduri tek PSG-ja

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 11:26
Çmenduri tek PSG-ja

Gazeta franceze “L’Equipe” ka zbuluar shpenzimet marramendëse të Paris SG-së në lidhje me pagat në klubin që kryeson kampionatin francez.

Sipas gazetës franceze në fjalë, vetëm për pagat e lojtarëve Paris SG-ja shpenzon plot 629 milionë euro në sezon.

Një rritje galopante krahasuar me një vit më parë kur shpenzimet ishin gjithashtu të larta, por “vetëm” 503 milionë euro në sezon.

Natyrisht që afrimi i lojtarëve si Mesi, Serxhio Ramos, Ashraf Hakimi, Donaruma, Vijnaldum e të tjerë kanë çuar në rritjen e jashtëzakonshme të shpenzimeve për paga në klubin francez.

Sipas përllogaritjeve të “L’Equipe”, Paris SG-ja zë 37% të masës së pagave të të gjithë kampionatit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat