Skënderbeu do t’ia paguajë borxhin prej më shumë se 50 mijë euro mesfushorit shqiptar

Futboll

Skënderbeu do t’ia paguajë borxhin prej më shumë se 50 mijë euro mesfushorit shqiptar

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 12:33
Skënderbeu do t’ia paguajë borxhin prej më shumë se 50 mijë euro mesfushorit shqiptar

Futbollisti shqiptar Shqiprim Taipi, i fiton 56 mijë euro Skënderbeut, sepse klubi korçar nuk i kishte paguar rrogat në tri sezone.

“Panorama Sport” zbulon se vendimi është marrë më datë 21 tetor 2021, ndërsa si fillim Taipi që iku në fund të sezonit, kërkoi 59,704 euro dhe 5% nga data që është vonuar pagesa ndaj Taipit.

Para FIFA-s, Skënderbeu nuk ka dhënë asnjë koment. Komisioni i Disiplinor në fund të gjykimit ka vendosur që t’i janë të drejtë lojtarit, duke urdhëruar Skënderbeun të kthejë 56 mijë euro plus 5% interesa nga dita e vonesës së rrogës.

Ndërkohë, në vendim citohet që FIFA i ka vënë edhe një gjobë ekstra Skënderbeut prej 7500 dollarësh për këtë çështje.

Kujtojmë se prej Taipit u bllokua merkatoja e janarit e Skënderbeut, më pas u zhbllokua se palët gjetën marrëveshje për borxhin. Mesfushori është pjesë e Kukësit që prej verës së vitit të kaluar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat