Del Piero: Juventus ndryshe, më duket si ai i finales së Champions League

Futboll

Del Piero: Juventus ndryshe, më duket si ai i finales së Champions League

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 22:34
Alessandro Del Piero

Alessandro Del Piero është një nga ata që mendon se Juventusi ka ndryshuar ndjeshëm me afrimet e janarit, Dusan Vlahovic e Denis Zakara. Ish-numri 10 i bardhezinjve ka deklaruar:

“Në disa momente kam parë Juventusin që arriti në finalen e Champions League. Me Dybala dhe një sulmues qendror, në atë kohë ishte Higuain, tani Vlahovic, dhe me Morata si Mandzukic.

Spanjolli nuk dorëzohet kurrë, ka shumë fuqi dhe është i shpejtë dhe i gatshëm për gjithçka. Ai di të sakrifikojë veten për ekipin. Ka edhe veçorinë për vetëflijim.

Mbrojtja është solide, mesfusha ka ndryshuar qëndrim. Nëse Allegri ka mundësinë të mbajë të gjithë sulmuesit në fushë, ai duhet ta bëjë këtë, gjithmonë nëse mund të gjejë një ekuilibër ekipor.

Nuk e di ku do të shkojë kjo Juve, mendoj se qëllimi është vendi i katërt, të shkojë sa më larg në Champions League, ndoshta të arrijë të luajë kundër ekipeve të mëdha europiane për të parë edhe nivelin që ka.

Gjithashtu, duhet të përpiqen të fitojnë edhe Kupën e Italisë për të treguar vazhdimësinë e rezultateve të arritura që prej 10 vitesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat