Balde: Presidenti e ka quajtur festë publike

Futboll

Balde: Presidenti e ka quajtur festë publike

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 12:03
Balde: Presidenti e ka quajtur festë publike

Një sukses i destinuar të mbetet në historinë e vendit. Keita Baldé, fituesi i freskët i Kupës së Afrikës me Senegalin e tij, është i bindur për këtë. 

“Presidenti e ka quajtur festë publike. Me gjithë respektin e duhur, Spanja fitoi Kupën e Botës më 2010 dhe hodhëm tri fishekzjarre, kaq. Të nesërmen u fol në media, por pas tri ditësh nuk u kujtua më kush për të..

Në Senegal ishin të gjithë në rrugë, do të flasim për këtë me ditë të tëra dhe çdo 7 shkurt do të jetë festë për brezin tim, për djalin tim dhe për brezat e ardhshëm. Ata do ta mësojnë këtë triumph në shkolla.

Në Afrikë, futbolli është një fe, është një shpresë. Ne jemi një kontinent i varfër, por përpiqemi të sigurohemi që ato pak që kemi të shijohen nga të gjithë”, tha Balde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat