Nuhiu: Qysh i kemi ndjekur kundërshtarët tani na ndjekin ata

Futboll

Nuhiu: Qysh i kemi ndjekur kundërshtarët tani na ndjekin ata

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:30
Nuhiu: Qysh i kemi ndjekur kundërshtarët tani na ndjekin ata

Drita ka shënuar fitore të thellë në xhiron e 19-të, të parën e stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Nuhiut shkatërroi Feronikelin me rezultat të thellë, 7-0, në ndeshjen e zhvilluar në “Sami Kelmendi”, shkruan Gazeta Olle. Me fitoren e sotme dhe barazimin e Gjilanit në udhëtim te Drenica, bardhekaltrit tashmë janë pozicionuar në vendin e parë në tabelë, me 37 pikë.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me fitoren, por gjithashtu ka shprehur keqardhje për gjendjen në të cilë gjendet skuadra e Feronikelit.

“Jam i kënaqur me fitoren dhe pikët, pasi qëllimi ka qenë ta fitojmë këtë ndeshje dhe ia arritëm”.

“Ne jemi profesionistë dhe duhet të mësohemi të fitojmë gjithmonë pa marrë parasysh kush është kundërshtar. Më vije keq për gjendjen që ndodhet Feronikeli, por duhet të mësohemi edhe me këto situata”, tha fillimisht Nuhiu.

“Ndeshjet i marrim një nga një dhe futemi gjithmonë për fitore, por normal na intereson se çka bëjnë edhe kundërshtarët. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe sikur qysh i kemi ndjekur kundërshtarët tani na ndjekin ata dhe duam ta mbajmë këtë pozitë”.

“Llapi ka skuadër të fortë, duhet ta përgatitemi ndeshjen dhe ta analizojmë atë, pasi përqendrimi ka qenë vetëm te Feronikeli”, u shpreh Nuhiu.

Në javën e 20-të, Drita do të ketë punë mjaft të vështirë, pasi e pret skuadrën e Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat